Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Protestojnë transportuesit, Oda ekonomike: Bllokadat kufitare rrezikojnë zinxhirët e furnizimit
Maqedoni

(VIDEO) Protestojnë transportuesit, Oda ekonomike: Bllokadat kufitare rrezikojnë zinxhirët e furnizimit

January 26, 2026

AA

Sistemi i ri evropian për hyrje dhe dalje (EES) ka filluar të zbatohet gradualisht nga 12 tetori 2025. Bëhet fjalë për një platformë të re digjitale që regjistron hyrjet dhe daljet nga zona Schengen për shtetasit e vendeve jashtë saj. Sistemi mbledh të dhëna biometrike, përfshirë fotografinë dhe gjurmët e gishtërinjve, si dhe informacione nga dokumentet e udhëtimit. Me zbatimin e EES, vulat në pasaporta hiqen, pasi të gjitha të dhënat do të regjistrohen elektronikisht. Sistemi do të monitorojë automatikisht nëse një udhëtar e ka tejkaluar qëndrimin e lejuar prej 90 ditësh brenda 180 ditëve në zonën Schengen.

Sistemi do të aplikohet edhe për qytetarët e Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë pa vizë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Zbatimi progresiv do të zgjasë deri më 9 prill 2026, ndërsa nga 10 prilli 2026, sistemi do të jetë plotësisht funksional në të gjitha pikat e jashtme kufitare të vendeve që e përdorin atë. Kjo nënkupton se nga muaji prill, edhe transportuesve që kryejnë transport mallrash me kamionë do t’u lejohet qëndrimi në zonën Schengen maksimumi 90 ditë. Ky vendim ka nxitur protesta dhe bllokada nga ana e transportuesve në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se bllokadat nuk janë zgjidhje, duke paralajmëruar pasoja serioze ekonomike, përfshirë edhe penallti për dërgesë të vonuar, anulim të marrëveshjeve, prodhim i pakësuar, eksport i parealizuar dhe pamundësi për prodhim me kohë për shkak të mungesës së lëndës së parë.

Më tej, odat ekonomike nga Ballkani Perëndimor i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të miratohen masa të përkohshme, të cilat do t’u mundësonin shoferëve profesionistë të kryejnë pa pengesa transportin ndërkombëtar rrugor, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme sistematike.

Teuta Buçi /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5260
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15659
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.