Kambovski për gjykatësin Ristov: Këshilli gjyqësor veproi sipas kërkesës, të lejojmë tani hetimi ta konstatojë atë që nevojitet
Këshilli gjyqësor veproi rreth kërkesës së Gjykatës themelore penale, dhe tëlejojmë tani hetimi të konstatojë atë që nevojitet, tha kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski i ypetur për qëndrim rreth marrjes së imunitetit gjykatësit Gjoko Ristov, i cili ngarkohet për përfitim tëpaligjshëm dhe fshehje të pronës dhe larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese pasi që në shtëpinë e prindërve të tij në negotinë policia gjeti 350.000 euro brenda një muripër tëcilat ekziston dyshimi se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Kambovski, në deklaratëpër mediumet para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit gjyqësor, tha se nuk e din saktë se sa paraqitje ka pasur kundër gjykatësit Gjoko Ristov, por se paraqitje nga kolegë të tij nga Gjykata e Apelit dhe Këshilli gjyqësor deri më tani nuk ka pasur.
“Shikoni, në Këshillin gjyqësor ka shumë parashtresa. Së pari, unë nuk mbaj mend konkretisht se ka pasur parashtresë për marrje të ryshfetit apo diçka të ngjashme.Një shembull, sa më kujtohet, zhvillohej për mospërjashtimin e tij në një lëndë, ndërkaq që duhej të përjashtohej. Ndërsa raste të këtilla konkrete … tani nuk mund të kujtohem. Siç ju thashë, do t’ju përgjigjemi zyrtarisht, nuk dëshiroj të del se ka pasur ndonjë parashtresë, ndërsa unë për momentin të mos mbajë mend dhe t’ju jap ndonjë informatë të pasaktë”, tha Kambovski.
I pyetur nëse “ka pasur paraqitje nga gjykatës, kolegë nga Apeli, konkretisht për kolegun Gjoko Ristov”, Kambovski tha jo.
“Jo, jo. Lidhur me atë se çfarë ishon paraqitjet e tjera – nga kolegë të tij, nga Apeli – deri më tani nuk ka pasur paraqitje në Këshillin gjyqësor. Ndoshta ka pasur parashtresa, ka pasur parashtresa anonime, megjithatë nga kolegë, nga kolegë-gjykatës – jo”, deklaroi kambovski.
I pyetur për zgjedhjen e nesërme të anëtarit të Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve dhe”nëse njëri nga kandidatët për këtë vend, Hasan Sani, ka pasur ndonjë procedurë diciplinore nëKëshillin gjyqësor”, Kambovski tha se nuk mund të thotë, sepse, tha, brenda vitit kanë rreth 600 deri 700 parashtresa për gjykatës.
“Nuk mund tani kështu sërish t’ju them. sepse ka shumë. Ne brenda vitit kemi rreth 600, ndoshta 700 parashtresa për gjykatës, kështu që është e mundur të ketë pasur edhe për të. Nëse keni parasysh se tani kemi rreth 400 gjykatës, varësisht nga viti – do të thotë, është e mundur të ketë pasur”, deklaroi Kambovski.
Sipas Kambovskit, deri më tani nuk ka pasur rasttë paraqitet ndonjë kolegë në konkurs që është i dënuar me masë diciplinore.
“Sipas meje, nuk kemi një rast të tillë. Zakonisht të gjithë kandidatët janë me sjellje shembullore, nuk kanë vërejtje nga Këshilli gjyqësor”, theksoi Kambovski.
Ai dëshiroi në zgjedhjet e nesërme të drejtpërdrejta të fitojë më i miri nga pesë kandidatët, pasi që njëri nga të gjashtë të paraqiturit fillimisht e ka tërhequr kandidaturën.
“Shpresoj se gjithçka do të kalojë në rendin më të mirë. Gjykatësit di të dalin, do ta japin votën e tyre. Votohet në territorin e tërë shtetit dhe i dëshiroj fat dhe të fitojë më i miri – ai për të cilin kolegët mendojnë se është më i miri dhe më adekuati për t’i përfaqësuar.