Partneritet për të Ardhmen Energjetike: Nënshkruhet Memorandum midis Ministrisë së Energjisë dhe UNDP-së
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim që vendoset një kornizë e qartë dhe afatgjatë për veprim të përbashkët në fushën e energjisë, efikasitetit të energjisë, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Memorandumi e nënshkroi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorjan.
Me Memorandumi forcohet bashkëpunimi institucional midis dy palëve dhe hap hapësirë për aktivitete të koordinuara që synojnë një tranzicion të drejtë dhe gjithëpërfshirës të energjisë, duke forcuar pavarësinë dhe qëndrueshmërinë energjetike të shtetit, si dhe duke përmbushur objektivat kombëtare dhe ndërkombëtare të klimës, njoftoi MEMBM.
“Ky Memorandum paraqet një konfirmim të fortë të angazhimit tonë për një tranzicion modern, të qëndrueshëm dhe të drejtë të energjisë. Përmes partneritetit me UNDP-në, marrim ekspertizë dhe mbështetje shtesë për krijimin dhe zbatimin e politikave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët, ekonominë dhe mjedisin”, deklaroi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
Bashkëpunimi do të realizohet në përputhje me prioritetet kombëtare dhe Dokumentin e Programit Kombëtar të UNDP-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2026–2030, me një fokus të veçantë në menaxhimin e mirë, transparencën dhe përfshirjen aktive të publikut në proceset e vendimmarrjes në lidhje me energjinë.
“UNDP mbetet një partner i përkushtuar i institucioneve të Maqedonisë së Veriut në përparimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Ky Memorandum krijon një bazë të fortë për punë të përbashkët në sektorin e energjisë, me një fokus në energjinë e pastër, uljen e emetimeve dhe dialogun publik gjithëpërfshirës”, theksoi përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorjan.
Memorandumi parashikon aktivitete të përbashkëta në zhvillimin e sektorit të energjisë, menaxhimin e minierave dhe burimeve minerale, uljen e emetimeve të gazrave serrë përmes përdorimit të shtuar të burimeve të rinovueshme dhe masave të efikasitetit të energjisë, si dhe mbështetje në përpunimin dhe zbatimin e strategjive kombëtare, legjislacionit dhe planeve të veprimit në fushën e energjetikës.
Veçanërisht një segment i rëndësishëm i bashkëpunimit synon forcimin e kapaciteteve institucionale, teknike dhe njerëzore, përmes ndërtimit të ekspertizës dhe përmirësimit të proceseve për krijimin dhe zbatimin e politikave publike, si dhe përparimin e transparencës dhe dialogut publik gjithëpërfshirës, me vëmendje të veçantë për të rinjtë, gratë dhe grupet e cenueshme të qytetarëve. Në kuadër të partneriteti është paraparë edhe organizimi i përbashkët të ngjarjeve, forumeve dhe iniciativave kombëtare dhe ndërkombëtare të dedikuara për zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik.
Memorandumi është lidhur për një periudhë katërvjeçare, me mundësi për vazhdim, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit midis Ministrisë së Energjetikës dhe UNDP-së drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt energjetike për Maqedoninë e Veriut.