
“Të punosh te Barcelona të lë me pasoja mendore”
Ish-trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman thekson në një intervistë për “Goodmorning Eredivisie”, se puna si trajner i Barcelonës është shumë stresuese.
Tekniku holandez që drejtoi katalanasit në vitin 2020 deri në vitin 2021, shtoi se te katalanasit ka një presion të jashtëzakonshëm duke u shprehur se është sikur dikush të vendos pistoletën në kokë.
“Të qenurit trajner i Barcelonës i shkakton probleme shëndetit mendor. Është detyra më e vështirë që kam pasur në karrierë, e kam vuajtur shumë sepse kishte presion dhe stres të jashtëzakonshëm. Je gjatë gjithë kohës”, përfundoi ai.