ASH e Taravarit dorëzon iniciativë kundër “Safe City”
ASH, krahu i Arben Taravarit, kontestoi në Gjykatën Kushtetuese ligje që kanë të bëjnë me sistemin “Safe City”.
Deputeti Halil Snopçe tha se neni 9 i Kushtetutës garanton barazi të të gjithë qytetarëve.
“Neni 9 i Kushtetutës garanton barazi të të gjithë qytetarëve. Aplikimi në vetëm 3 qytete është jo e barabartë, jo uniforme.
Tani për deklaratën e Ziadin Selës nuk dëshiroj të komentoj por normalisht, serioziteti shihet në Parlament, në deklaratën e foltores së Parlamentit deputeti Rijad Shaqiri paralajmëroi se ne do të çojmë ankesë. Në ditën kur u votua ligji deputeti Shaqiri paralajmëroi, Ziadin Sela nuk ishte në Parlament”, tha Snopçe.