(VIDEO) Avokatët kërkojnë ndërprerjen e procedurës për disa të akuzuar në rastin e Koçanit
Vendimi i Prokurorisë për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të mos ndjekur penalisht disa nga zyrtarët policorë për lidhje të drejtpërdrejtë me vdekjen e 63 të rinjve në diskotekën Puls, ka bërë që disa avokatë të të akuzuarëve në këtë rast të kërkojnë që Prokuroria ta ndërpresë përndjekjen penale për klientët e tyre për vepra të rënda penale.
Petre Shilegov, avokat i të akuzuarit Shofket Hajdari, ish këshilltarë në Ministrinë e Ekonomisë, kërkoi që Prokuroria në këtë rast konkret të rishqyrtojë akuzat e saj dhe të ndërpresë procedurat për disa nga të pandehurit që akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike.
Petre Shilegov, avokat
“Duhet të marrim parasysh efektivitetin e kostos së procedurës. Një paraqitje në seancë me tarifën e avokatit kushton 28,000 denarë. Kanë kaluar rreth 10 seanca, janë planifikuar 17 të tjera dhe do të ketë të tjera. Me këtë vepër penale, shumë nga të akuzuarit do të lirohen. Dhe kur të shtohet kompensimi për kohën e kaluar në paraburgim që do të kërkojnë këta të akuzuar, qytetarët do të duhet t’u paguajnë atyre dëmshpërblim të madh”.
Dëshmitari që u dëgjua në seancën e sotme ishte 25 vjeçari Petar Markovski. Ai kishte vizituar diskotekën për një kohë të gjatë, për 7 vite dhe tregoi se pas banakut në diskotekën Puls ka pasur një derë e cila perdorej për evakuimin e të miturve në rast se në lokal kishte aksion policor.
Petar Makovski, dëshmitar
“Të paktën dhjetëra herësh kur kam qenë në ‘Pulse’, janë përdorur piroteknikë. Piroteknikët ndizeshin vazhdimisht në atë objekt të improvizuar, pa standarde minimale dhe pa përmbushje të kushteve për diskotekë apo klub nate”.
Poashtu ka dëshmuar edhe Dejan Manasijev, i cili për 13 vite kishte punuar në banakun e diskotekës, prej të cilave 11 vite kishte punuar pa qenë i paraqitur.
Emine Ismaili /SHENJA/