Shkup, shënohet 18-vjetori i shtetësisë së Kosovës në atmosferë festive
Mbrëmë në Shkup, me një pjesëmarrje të gjerë dhe në një atmosferë festive, u shënua 18-vjetori i shtetësisë së Kosovë.
Në fjalën e tij, Ambasadori Florian Qehaja theksoi se ky përvjetor nuk ka vetëm simbolikën e arritjes së maturisë shtetërore, por përfaqëson edhe dëshminë konkrete të suksesit të Kosovës në shumë fusha.
“Ky përvjetor nuk e ka thjesht simbolikën e arritjes nominale të maturisë shtetërore. Kjo për faktin se shteti i Kosovës ka dëshmuar suksese në një spektër të gjerë të fushave duke demonstruar aftësi të shumta që tejkalojnë faktin e të qenurit shteti më i ri në Evropë”, tha ndër të tjera ambasadori Qehaja.
Në këtë ngjarje pjesëmarrjës ishin zyrtarë të lartë politik dhe shumë personalitete të tjera nga jeta publike.
Pjesëmarrja e lartë institucionale e bëri këtë përvjetor edhe më kuptimplotë, duke dëshmuar mbështetjen dhe respektin për shtetin e Kosovës në këtë datë të rëndësishme.



