Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BDI dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit të Drejtësisë
Maqedoni

BDI dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit të Drejtësisë

February 17, 2026

AA

BDI ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, për siç thonë, shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.
Nga BDI thonë se Filkov ka penguar zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me mos pranimin e kërkesës së studentëve të drejtësisë, që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

“Sot, para këtij institucioni të drejtësisë, paraqesim kallëzim penal ndaj Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut për shkelje serioze të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Së pari, për pengim të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në kundërshtim me nenin 7 të Kushtetutës së Republika e Maqedonisë së Veriut dhe nenet 1, 2, 3 dhe 9 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, të cilat e njohin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes dhe detyrojnë institucionet shtetërore të sigurojnë përdorimin e gjuhës zyrtare të palëve në procedurat dhe dokumentet zyrtare”.

“Së dyti, për mos-zbatim të detyrave zyrtare në dëm të të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve shqiptarë, në kundërshtim me nenin 9 të Kushtetutës (barazia e qytetarëve para ligjit) dhe nenin 353 të Kodit Penal (keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar). Refuzimi për të organizuar dhe mbajtur Provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe cenon drejtpërdrejt të drejtën e përdorimit të gjuhës zyrtare në procedurat para institucioneve”.

“Së treti, këto veprime përbëjnë cenim të barazisë së qytetarëve sipas nenit 137 të Kodit Penal dhe janë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili ndalon çdo formë diskriminimi mbi bazë gjuhe dhe përkatësie etnike. Mos-zbatimi i ligjit dhe mohimi i kësaj të drejte dërgon mesazhe diskriminuese dhe rrezikon thellimin e tensioneve në një shoqëri multietnike”, thonë nga BDI.

Gjithashtu theksojnë se lipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve, institucionet shtetërore, përfshirë institucionet e drejtësisë, janë të detyruara të sigurojnë që proceset, dokumentet dhe komunikimi zyrtar të zhvillohen edhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve.

“Duke mos ofruar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe duke refuzuar zbatimin e kësaj të drejte ligjore, Ministria e Drejtësisë ka shkelur detyrat e saj zyrtare, ka cenuar parimin kushtetues të barazisë dhe ka vepruar në kundërshtim me rendin juridik të shtetit”.
Për këto arsye, kërkojmë nga Prokuroria Themelore Publike të ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, çështja të procedohet para gjykatës kompetente dhe zbatimi i ligjit të garantohet pa asnjë formë diskriminimi”, thonë nga BDI.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
Maqedoni

U morën në pyetje vetëm dy nga shtatë dëshmitarët e

November 24, 2026
Maqedoni

Autostradat pa pikapagesë – do të paguhet sipas kilometrave të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5249
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15635
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e

Studentët do të kenë një aplikacion në telefonat e tyre celularë, të cilin do ta përpunojë Qeveria, përmes të cilit

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.