Wi-Fi publik falas në 64 komuna në të gjithë Maqedoninë e Veriut
Sot u promovua zyrtarisht nisma WiFi4WB (WiFi për Ballkanin Perëndimor) në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar fillimin e vendosjes së rrjeteve publike Wi-Fi falas në 64 komuna në tërë shtetin. Ceremonia u mbajt në Qendrën e Kulturës “Beli Mugri” në Koçan, në një nga rrjetet e para të instaluara, si pjesë e një serie të koordinuar ngjarjesh promovuese që po zhvillohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Nisma WiFi4WB është pjesë e projektit EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe i zbatuar nga GIZ. Të frymëzuar nga programi WiFi4EU, i cili tashmë ka ofruar qasje falas në internet për më shumë se 7,000 komunitete në të gjithë Evropën, nisma do t’u ofrojë qytetarëve dhe vizitorëve qasje falas në Wi-Fi në hapësira publike si sheshe, parqe, biblioteka, shkolla dhe institucione kulturore në të gjithë Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.
Si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, nisma kontribuon në promovimin e lidhjes dixhitale dhe integrimit rajonal, me mbështetjen e BE-së dhe Republikës Federale të Gjermanisë që u ofron komunave pjesëmarrëse një paketë gjithëpërfshirëse që mbulon pajisjet, instalimin, lidhjen dhe mirëmbajtjen e rrjeteve Wi-Fi për një periudhë të caktuar, duke siguruar si ndikim të menjëhershëm ashtu edhe qëndrueshmëri afatgjatë.
Operatori i telekomunikimeve Makedonski Telekom u zgjodh përmes një tenderi publik për zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës Wi-Fi, si dhe për ofrimin e shërbimeve falas të internetit në vendet publike të zgjedhura në Maqedoninë e Veriut.
Në hapje të ngjarjes, Kryetari i Komnunës së Koçanit, Vlladko Grozdanov, theksoi rëndësinë e lidhjes digjitale për komunitetet lokale, duke theksuar se lidhja dixhitale është një parakusht për zhvillimin modern dhe gjithëpërfshirës lokal. Duke falënderuar të gjithë palët e interesuara për zbatimin e internetit falas publik në Koçani, Grozdanov shtoi se projekti përmirëson qasjen në shërbimet dixhitale, arsimin dhe informimin publik dhe u ofron qytetarëve dhe vizitorëve lidhje të lehtë.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, iu drejtua gjithashtu të pranishmëve, duke theksuar se: “Me nismën WiFi4WB, ne po ofrojmë internet publik falas në më shumë se 60 komuna në tërë vendin. Kjo do të thotë akses falas në internet në hapësirat publike – sheshe, parqe, biblioteka, shkolla dhe institucione kulturore ku qytetarët kanë më shumë nevojë për lidhje. Kjo nuk është vetëm një lehtësi. Ky është një mjet për mundësi të barabarta, për qasje më të lehtë në shërbime dhe informacione dixhitale, për të ndihmuar bizneset lokale dhe një përvojë më të mirë për vizitorët dhe më e rëndësishmja – për të zvogëluar dallimin dixhital dhe për përfshirje më të madhe sociale.”
V.D. Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ben Nupnau, përshëndeti lançimin e këtij projekti dhe rolin e tij brenda Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se Bashkimi Evropian po investon në zgjidhje praktike që kanë një ndikim të vërtetë në jetën e përditshme të njerëzve. “Me WiFi4WB, ne po ofrojmë qasje falas dhe të sigurt në internet në sheshe, biblioteka dhe hapësira publike në tërë Maqedoninë e Veriut. Kjo është pjesë e angazhimit tonë më të gjerë për të përmirësuar lidhjen, për të mbështetur ekonomitë lokale dhe për të siguruar përfshirjen e plotë të komuniteteve në rajon në të ardhmen dixhitale të Evropës.”
Zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Jan-Axel Voss, theksoi rëndësinë e qasjes së barabartë në shërbimet dixhitale për të gjithë qytetarët, duke thënë se qasja falas në internet në hapësirat publike ndihmon në sigurimin që mundësitë dhe informacioni dixhital të arrijnë tek të gjithë, veçanërisht tek të rinjtë, sipërmarrësit dhe grupet vulnerabël.
Një moment i veçantë i ngjarjes ishte nënshkrimi i Memorandumit për Bashkëpunim midis GIZ dhe Komunës së Koçanit, i cili formalizon bashkëpunimin për instalimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen afatgjatë të rrjetit WiFi4WB. Me këtë rast, Drejtori i GIZ për Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber, theksoi rëndësinë rajonale të iniciprojektit dhe modelin e saj të zbatimit të qëndrueshëm.