VMRO-DPMNE: LSDM hesht për rastin e Grubit
VMRO-DPMNE akuzon LSDM se po hesht për rastin e Artan Grubit dhe po i shmanget përgjegjësisë.
Nga VMRO-DPMNE thonë se, edhe pse në publik LSDM bën akuza, në seancën e fundit të pyetjeve parlamentare nuk ka ngritur asnjë pyetje për Grubin dhe nuk e ka përmendur fare emrin e tij.
Partia në pushtet i referohet edhe deklaratës së nënkryetares së LSDM-së, Jovanka Trençevska, e cila ka thënë se për një nga rastet ku Grubi dyshohet për vepra penale duhet të ketë kallëzime edhe për ish-zyrtarë të tjerë nga qeveria e kaluar.
Sipas VMRO-DPMNE-së, heshtja e LSDM-së ngre dyshime dhe tregon se partia po shmang përballjen me këtë çështje.