Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Tetova “kuq e zi” mirëpret Presidentin Begaj: Të ruajmë gjuhën dhe të bëhemi misionarë të shqiptarisë
Maqedoni

(VIDEO) Tetova “kuq e zi” mirëpret Presidentin Begaj: Të ruajmë gjuhën dhe të bëhemi misionarë të shqiptarisë

February 28, 2026

AA

Kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj, ka vazhduar takimet zyrtare të planifikuara në vizitën treditore në Maqedoninë e Veriut. Stacioni i radhës ishte Tetova, ku Begaj u prit nga kryetari i komunës, Bilall Kasami.

Përveç Kasamit, Begajn në Tetovë e pritën edhe një numër i madh qytetarësh, si dhe fëmijë që kishin dalë në rrugët e qytetit me flamuj kuqezi.

Presidenti shqiptar, në fjalimin e tij para qytetarëve të Tetovës, foli për rëndësinë e kultivimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe, si dhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas Begajt ka siguruar të drejtën themelore për çështjen e gjuhës.

BAJRAM BEGAJ – PRESIDENT I SHQIPËRISË

“Të gjithë ne sipas mënyrës sonë sipas mundësive dhe aftësive duhet të bëhemi misionar, misionar të shqiptarisë. Të ruash, gjuhën, traditat dhe elementet e tjera identiare dhe ti promovosh këto vlera ndër breza e ndër vise është kauza jonë e përbashkët, kauza që na mban gjallë. Përsakohë që gjuha shqipe ka mbijetuar, kjo është dëshmi e përpjekjeve që janë bërë për ta ruajtur dhe trashëguar atë. Ne kemi detyrimin ta vijojmë këtë mision, ta trashëgojmë atë brez pas brezi”.

Nikoqiri e cilësoi ditën e sotme si një ditë të veçantë për qytetin, sepse, siç tha ai, për Tetovën dhe tetovarët është nder i madh të mirëpresin Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Para Begajt, Kasami tha se kjo është një dëshmi e lidhjes së fuqishme të shqiptarëve, kudo që ndodhen, me Shqipërinë.

BILALL KASAMI, KRYETAR I KOMUNËS SË TETOVËS

“Kjo vizitë shënon jo vetëm një takim institucional por edhe një shprehje të gjallë të lidhjes së fuqishme në mes të shqiptarëve kudo që ndodhen dhe atdheut të tyre, Shqipërisë. Tetova është një qendër e rëndësishme kulturore, arsimore dhe ekonomike për shqiptarët e RMV-së. Ne e kuptojmë rëndësinë e bashkëpunimit me vendin amë si një mision për zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”.

Gjatë vizitës Begaj dhe Kasmi bashkërisht kanë vizituar momunentet e njohura kulturore të Tetovës, Xhaminë e Larme dhe Arabati Baba Teqe.

Mevludin Imeri /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari

November 23, 2026
Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

November 23, 2026
Maqedoni

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri,

November 23, 2026
Maqedoni

LSDM: Blerja e kompanisë së sigurimeve nga Macura u miratua

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15608
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia

Maqedoni

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në

Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin për transformimin e sistemit të drejtësisë. Kodi i ri Penal dhe

Maqedoni

Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës

Nga sonte në mesnatë në Maqedoninë e Veriut sërish ulen çmimet e benzinave dhe të naftës (dizelit). Komisioni Rregullator për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.