Nga mesnata ulen çmimet e naftës dhe benzinës
Nga sonte në mesnatë në Maqedoninë e Veriut sërish ulen çmimet e benzinave dhe të naftës (dizelit).
Komisioni Rregullator për Energjetikë bën të ditur se nga sonte në mesnatë çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të ulen mesatarisht për 2.28%.
Çmimet e benzinave ulen për 2 denarë për litër. Një litër EUROSUPER-95 do të kushtojë 82.00 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER-98 do të kushtojë 84.00 denarë.
Çmimi i naftës ulet për 3.50 denarë për litër dhe një litër EURODIZEL do të kushtojë 88.50 denarë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.(INA)