VIDEO/Hojlund pas Anjelkës, lojtari i dytë më i ri që ka shënuar 5 gola në po aq ndeshje
Rasmus Hojlund shënoi golin e tij të pestë në Premier Ligw, në fitoren 2-1 tw Mançester Junajtedit ndaj Aston Villa-s.
Ai tani ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit te “Djajtw e Kuq”, në Premier Ligë, në moshën 21 vjeç e 7 ditë, duke bërë lojtari i dytë më i ri që ka shënuar pesë gola në po aq ndeshje radhazi, menjwherw pas legjendarit Nikolas Anjelka.
Sulmuesi francez, Anjelka konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë që ka zbukuruar ligën angleze. Është një dëshmi e talentit të Hojlundit, që ai tani është në të njëjtin grup. Hojlund tani ka 11 gola në sezonin e tij debutues në Man. Junajted dhe dy asiste në ligën angleze.