(VIDEO) Ndahet sërish ASH-ja, Azir Aliu: Legjitimiteti i grupit tim janë deputetët
Përveç Ilir Demirit, grupit të ASH-së së Azir Aliut në VLEN pritet t’i bashkohen 1 ose 2 deputet të tjerë.
Përkundër Fetait, Aliu thotë se legjitimiteti i grupit të tij qëndron tek deputetët. Tha se është vendosur që zëri politik i ASH-së brenda VLEN-it të jenë pikërisht deputetët, ndërkaq siç njoftoi Aliu, përfaqësues i ASH-së në pjesën e kuadrove të jetë Latif Arifi.
AZIR ALIU – ASH
“Pesha e partive politike matet me deputetët dhe numrin e deputetëve, jo rastësisht në këtë periudhë kemi punuar dhe punojmë edhe në të ardhmen që numri i deputetëve që përfaqësojnë ASH, po për fat të keq për shkak të ndarjeve tani janë në struktura dhe klastere të ndryshme të organizuara mundohemi të jemi bashkë. E dini që tnaimë Iliri është me neve. Punojmë që së shpejti me neve të jenë 1 ose 2 deputet në strukturën e ASH-së, pjesë e VLEN”.
Duke folur për VLEN, tha se bisedimet janë aktive dhe se beson që shumë shpejtë do të sillet vendimi përfundimtar. Aliu vlerëson se bashkimi sjell fuqi dhe punë më të mira për qytetarët.
AZIR ALIU – ASH
“Bisedimet me VLEN-in, jo rastësisht bëhen edhe këto ndryshime. Bisedimet me VLEN-in janë ende aktive dhe nuk kanë përfunduar. Besoj se për shumë shpejtë do të kemi edhe vendim përfundimtar. Ne besojmë në diçka, që bashkimi bën fuqi dhe me bashkim do të zgjedhim më mirë problemet e qytetarëve”.
Kjo është ndarja e tretë e ASH-së nga themelimi i saj, ndarja e parë ndodhi me largiimin e Taravarit nga Sela, e dyta me largimin e Fetait dhe Aliut nga Taravari dhe tani e fundit ndarja e Aliut nga Fetai. Deputetja Mimoza Musa që në ndarjen e dytë u rreshtua krah Fetait, tani është rreshtuar krah grupit të Azir Aliut.
Mevludin Imeri /SHENJA/