48 orë paraburgim për të dyshuarin për dhunë familjare në Shkup
AA
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë në lagjen Taftalixhe, ku bashkëshortja e tij Ivana Jovanovska dhe vajza e tyre gjashtëvjeçare u hodhën nga një ndërtesë.
Sipas Prokurorisë, ai dyshohet për disa vepra penale: lëndim trupor, rrezikim të sigurisë dhe nxitje ose ndihmë në vetëvrasje. Masa e paraburgimit është vendosur për të siguruar zhvillimin e hetimeve dhe mbledhjen e provave.
Institucionet bëjnë të ditur se burri prej vitesh dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se Ivana, vetëm dy orë para ngjarjes, e kishte denoncuar bashkëshortin për sulm në bulevardin “Goce Delçev”. Më pas ajo ka deklaruar se nuk kishte pasur konflikt dhe e ka tërhequr kallëzimin.
Hetimet për rastin vazhdojnë.
Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Pollozhani, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se gjatë kohës sa BDI
Përfaqësuesi i VLEN-it, Albi Qamili, në emisionin “Debat në SHENJA”, tha se gjuha shqipe nuk do të preket, përkundrazi do
Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Pollozhani, ka kritikuar koalicionin VLEN, duke thënë se ai paraqet zgjidhje të pjesshme