Mexhiti: Kampusi i ri i UNT-së, gurthemeli i një epoke të re për arsimin shqip
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, e ka cilësuar vendosjen e gurthemelit të kampusit të ri të Universiteti “Nënë Tereza” si një nga projektet më të rëndësishme strategjike për arsimin në gjuhën shqipe dhe për zhvillimin afatgjatë të komunitetit shqiptar në vend.
Sipas tij, ky investim madhor prej 42 milionë eurosh nuk nënkupton vetëm përmirësim të infrastrukturës akademike, por edhe një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të Shkupi si qendër universitare dhe intelektuale për shqiptarët.
Mexhiti theksoi se kampusi i ri do të përfshijë amfiteatro bashkëkohore, objekte mësimore me standarde të larta, salla sportive dhe pishinë për studentët, duke krijuar një ekosistem të plotë për zhvillimin e mendimit kritik, profesionalizmit dhe kulturës akademike.
“Ka momente historike që nuk maten me fjalë, por me themele. Momente kur një gur i vendosur sot, bëhet simbol i një epoke të re nesër,” ka shkruar Mexhiti në një reagim publik, duke e cilësuar këtë projekt si “arkitekturë të së ardhmes sonë kolektive” dhe si një vendim për ta fuqizuar arsimin në gjuhën shqipe me përgjegjësi dhe cilësi.
Ai shtoi se me këtë investim, energjia intelektuale shqiptare po merr hapësirën që i takon, ndërsa vizioni për zhvillim po shndërrohet në strukturë dhe institucion të qëndrueshëm.