Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë së shpejti para deputetëve – kriteri i parë do të jenë profesionalizimi dhe kompetenca
Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se komuniteti turk gëzon mbështetjen e tij të plotë dhe i inkurajoi të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë në konkurset e administratës publike. Ai theksoi se, sipas ligjit të ri për përfaqësim të drejtë, kriteri kryesor për përzgjedhje do të jetë profesionalizmi dhe kompetenca.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Sali Murati lidhur me përfaqësimin e drejtë të komuniteteve etnike në administratën publike, Mickoski nënvizoi se ligji i ri ka kaluar filtrat e Komisionit të Venecias dhe se të gjitha vërejtjet e paraqitura janë përfshirë në tekstin përfundimtar.
“Pres dhe shpresoj që deputetët ta mbështesin këtë ligj, i cili, sipas bindjes sonë të thellë, është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Besojmë se nuk do të ketë probleme me kushtetutshmërinë, siç ka ndodhur me disa zgjidhje të mëparshme ligjore. Me këtë ligj, kriteri i parë do të jetë ekspertiza dhe kompetenca”, theksoi ai.
Në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit, Mickoski shtoi se zgjidhja e re ligjore synon të shmangë problemet dhe praktikat devijuese që kanë shoqëruar administratën publike në të kaluarën, duke garantuar një sistem më profesional dhe më të drejtë të përfaqësimit.