Këshilltari i Rektorit të IBU-së, Betim Ameti: Me propozim Ligjin e ri për arsim të lartë, mungon vetëm një nen që në mënyrë eksplicite ta thotë se duam t’i mbyllim universitetet private
Këshilltari i Rektorit të IBU-së, Betim Ameti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ata si Universitet jo që nuk kanë qenë të konsultuar nga ana e ministreshës së arsimit për ligjit për arsim të lartë, por se as që nuk janë përfshirë në debat.
“Ka këtu ta quaj një gabim në hapa nga ana e minsitreshës për shkak se debatet janë hapur, pasi u publiku propozim ligji në regjistrin e akteve, atëherë filluan debatet. Në vetvete kjo është në kundërshtim me metodologjinë e qeverisë për sjelljen e ligjeve”, tha Ameti.
Ai tha se nuk ka ndonjë universitet qoftë privat apo publik i cili i tremebt kualitetit.
“Të gjithë ne tentojmë që ta rrisimin kualitetin për shkak se me këtë i bëjmë mirë edhe vetvetes por edhe shoqërisë. Ne themi se për Universitetet private ky ligj vetëm nuk ka një nen që në mënyrë eksplicite ta thotë se duam t’i mbyllim universitetet private”, deklaroi Ameti.