Dhunë në familje: Gruaja përfundon me fraktura, burri nën hetim
Në vazhdën e rritjes së numrit të denoncimeve për dhunë në familje kohët e fundit, edhe një procedurë për një 59 vjeçar për dhunë në familje në Kumanovë. Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se kumanovari dyshohet se gjatë dhunës familjare e ka lënduar rëndë bashkëshorten e tij. “Më 20 Mars, në shtëpinë e tyre gjatë një përleshje verbale, I dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan, duke e goditur me grushta dhe shqelma në të gjithë trupin dhe duke i shkaktuar fraktura të njëpasnjëshme në tre brinjë”, bëjnë me dije nga Prokuroria. Sipas Prokurorisë, ai akuzohet për veprën penale “Lëndime të rënda trupore”, sipas nenit 131, paragrafi 2, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Prokurori publik i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Kumanovë për caktimin e masës së paraburgimit me qëllim sigurimin e të dyshuarit gjatë procedurës. /SHENJA/