EKSKLUZIVE: Ky është kandidati për president i opozitës shqiptare?
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të jetë më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj.
Derisa zgjedhjet tashmë janë shpallur dhe paralelisht me to kanë nisur edhe rrjedhja e afateve, partitë po bëjnë kalkulimet e fundit për shpalljen e kandidaturave për president.
Portali Zyrtare.net mëson se kandidat i opozitës shqiptar do të jetë Llazar Elenovski, ish politikan, biznesmen, me baba maqedonas dhe nënë shqiptare.
Se opozita shqiptare tashmë e ka gjetur kandidatin ka njoftuar edhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi.
“Sot, kur edhe zyrtarisht po shpallen zgjedhjet presidenciale, dua ta njoftoj opinionin se Lidhja Europiane për Ndryshim tashmë e ka kandidatin e saj për president. Kandidati i Lidhjes do të jetë një emër i respektuar, i cili del përtej kufijve etnikë e politikë, duke qenë një mundësi e rrallë që në Maqedoninë e Veriut për herë të parë të shprehet karakteri multietnik i shtetit. Lidhja ka kandidat që i hy kësaj gare për ta fituar dhe për t’u bërë president i Maqedonisë së Veriut, i cili nuk do të jetë ‘tjetri’, por që do të jetë ‘i yni’. Emri i tij do të bëhet publik ditëve në vijim. Po vjen një lajm i mire”, ka shkruar në Facebook, Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Si kandidat i opozitës ishte përfolur emri i ish kreut të Gostivarit, Rufi Osmani por mësohet se i njejti të ketë refuzuar.
Eleneovski shihet si kandidat më i përshatshëm marrë parasysh origjinën e tij që mund të tërheq vota në të dyja kampet, ndërssa kujtojmë që i njejti ishte përfolur edhe si kandidat konsensual në vitin 2014./ZYRTARE.net/