Ivanovska: Një vit pas tragjedisë në Koçan, asgjë nuk ka ndryshuar
Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, ka kritikuar ashpër funksionimin e institucioneve, duke theksuar se tragjedia e 16 marsit në Koçan përbën një alarm serioz për dobësitë sistemike në vend.
MARKETING

Në një intervistë për “4TV”, ajo deklaroi se kishin ekzistuar më herët analiza dhe indikacione për parregullsi, por institucionet nuk kishin reaguar në mënyrë të duhur.
Ivanovska theksoi se Komisioni kishte kryer hulumtime, përfshirë një analizë për kafenetë në Shkup, ku ishte konstatuar se disa objekte duhej të ishin mbyllur pas inspektimeve, por vazhdonin të operonin. Sipas saj, kjo tregon se qendra të caktuara pushteti kanë ndikuar në lejimin e funksionimit të tyre.
Ajo shtoi se këto gjetje ishin prezantuar në një seancë publike dhe se rekomandimet ishin dërguar tek institucionet përkatëse, por nuk ishin marrë parasysh.