VMRO-DPMNE: MPB gjatë qeverisjes së LSDM-së ishte mjet për mbrojtjen e krimit
MPB-ja gjatë periudhës së qeverisjes së LSDM-së dhe ish-ministrit Oliver Spasovski ka shërbyer si mjet për mbrojtjen e krimit dhe korrupsionit, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, pas kontestimit që LSDM e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese lidhur me Ligjin për punë të brendshme.
MARKETING

Nga partia në pushtet theksojnë se LSDM nuk ka kredibilitet të flasë për nepotizëm apo siguri, duke vlerësuar se për shtatë vite ka qenë mbrojtëse e krimit dhe e grupeve kriminale.
“Policia profesionale dhe e pavarur është themel i çdo shoqërie demokratike. Angazhimi i Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE është ndërtimi i institucioneve të forta dhe të pavarura, të cilat punojnë ekskluzivisht në interes të qytetarëve, me transparencë dhe përgjegjësi të plotë”, thuhet në njoftim.