MPB: 18 shoferë të ndaluar në 24 orët e fundit për vozitje të pakujdesshme
Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndaluar 18 shoferë për vozitje të pakujdesshme në të gjithë vendin.
MARKETING

Në Shkup dhe Tetovë janë ndaluar nga katër shoferë, ndërsa në disa qytete të tjera nga një ose dy.
Disa persona janë kapur duke drejtuar automjet pa patentë shoferi, përfshirë edhe të mitur. Në disa raste, shoferët kanë qenë të përfshirë edhe në aksidente.
Policia ka evidentuar edhe raste të drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, si dhe një rast me patentë të falsifikuar.
Gjithashtu, janë regjistruar raste të drejtimit të automjeteve pavarësisht ndalimeve aktive, çka përbën shkelje të rëndë ligjore. Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar edhe në ditët në vijim. Ata paralajmërojnë se shkeljet e tilla do të sanksionohen rreptësisht, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.
Nga MPB bëjnë të ditur se do të ngrihen kallëzime penale dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e trafikut për më shumë siguri në rrugë.