Gjendet i vdekur 65-vjeçari në ashensorin e një objekti në Shkup
Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:25, një person është gjetur i vdekur në një objekt në zonën e Bit Pazarit në Shkup.
MARKETING

Sipas informacioneve nga Policia e Shkupit, bëhet fjalë për A.S. (65) nga Shkupi, i cili është gjetur pa shenja jete në hapësirën e ashensorit të objektit.
Nga MPB njoftojnë se rasti është raportuar në SPB Shkup, pas çka në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar.
Sipas deklaratës së një punonjësi të objektit, B.S. (28), viktima kishte ardhur për vizitë. Ai ka treguar se ishte ngjitur në katin e pestë për punë dhe paraprakisht e kishte njoftuar 65-vjeçarin se ashensori nuk ishte në funksion.
Megjithatë, gjatë zbritjes, punonjësi ka dëgjuar aktivizimin e alarmit të ashensorit, ndërkohë që dyert e tij në të gjitha katet kishin qenë të hapura. Kur ka arritur në katin përdhes, në pjesën e ashensorit, ai e ka gjetur A.S. të shtrirë në tokë.
Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.