(VIDEO) Kretët shtetëror dërguan mesazhe uniteti në gestën e Pashkëve
Të krishterët ortodoksë shënojnë sot festën e bashkëve, që përbën njërën ndër festat më të mëdha krishtere. Edhe në Maqedoninë e Veriut, u mbajtën meshat tradicionale dhe ceremoni të tjera fetare. Besimtarët ortodoksë u mblodhën në meshën e mbajtur në Kishën Ortodokse “Shën Klimenti Ohrit” në Shkup, ku kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Stefani mbajti meshën qendrore.
MARKETING

Edhe krerët shtetëror kanë uruar besimtarët me rastin e kësaj feste. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urimin e saj bëri thirrje për për unitet, kujdes për fqinjët dhe përhapjen e mendimeve pozitive, duke theksuar se pikërisht në kohë sfiduese shoqëria duhet të mbetet e bashkuar rreth vlerave të vërteta.
Tabelë: Gordana Siljanovska Davkova, Presidente
“Në këto ditë të larta dhe të bekuara qytetarët duhet të bashkohen rreth vlerave të dashurisë, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë. Në kohë trazirash të vështira shoqërore, sprovash të mëdha dhe sfidash të forta morale, duhet të këmbëngulim në virtyte dhe të forcojmë frymën e bashkimit”.
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka uruar që festat si kjo, të jenë një nxitje për mirëkuptim, humanitet dhe respekt edhe më të madh midis të gjithë qytetarëve.
Tabelë: Afrim Gashi, Krytar i Kuvendit
“Në këto ditë festive, kur festohet dashuria, solidariteti dhe respekti i ndërsjellë, konfirmohet edhe një herë rëndësia e vlerave që na lidhin si shoqëri dhe na udhëheqin drejt përparimit të përbashkët. Uroj që ditët festive të sjellin gëzim në shtëpi, qetësi në zemra dhe shpresë për një të nesërme më të mirë”.
Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski ka dërguar mesazh uniteti, duke thënë se vetëm së bashku, me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, mund ta ndërtojmë shtetin që e meritojmë – të qëndrueshëm, të drejtë dhe përparimtar.
Teuta Buçi /SHENJA/