Vetëvritet në burgun francez kosovari, që e kishte mbytur vëllanë e vet në Lipjan
I dënuari për vrasjen e vëllait, Emrush Gashi, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në një burg në Francë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Gashi është gjetur pa shenja jete në një qendër burgimi ku po vuante dënimin.
Emrushi ishte arrestuar në Francë pasi akuzohej se në vitin 2018 më 14 korrik e kishte vrarë vllain e tij 54-vjeçar.
Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Tërbovc të Lipjanit.