Marshim sensibilizues në Shkodër për mbështetjen e studentëve shqiptarë në RMV për provimin e jurisprudencës
Një marshim sensibilizues është zhvilluar dje në qytetin e Shkodrës, mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të cilët kërkojnë të zhvillojnë provimet në gjuhën shqipe.
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është e drejtë që u takon me ligj dhe nuk duhet as të kufizohet as të vihet në diskutim
Në marshim morën pjesë studentë, intelektualë, aktivistë dhe qytetarë të Shkodrës, të cilët u shprehen se kjo çështje duhet të ishte zgjidhur përmes dialogut.
Me pankarta në duar, ku shkruhej “Arsimi nuk negociohet, është e drejtë” ata marshuan në qendër të qytetit në shenjë solidariteti.
Të pranishmit thanë se do zhvillojnë edhe marshime të tjera dhe do të angazhohen në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, deri sa kjo çështje të zgjidhet.
Më herët edhe Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur mbështetjen e plotë dhe të qartë për studentët e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut të cilët po protestojnë në mënyrë paqësore për të drejtën e tyre themelore për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare shqipe.
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro- Amerika e ka quajtur shqetësuese dhe te papranueshme që ne vitin 2026 që në vitin 2026, studentët detyrohen të dalin në rrugë për të kërkuar atë që nuk është një privilegj, por një e drejtë e garantuar qartë sipas kuadrit kushtetues dhe ligjor të shtetit.
Edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Feri Hoxha ka reaguar duke thënë se kjo çështje nuk duhet të politizohet por të trajtohet me maturi dhe përgjegjësi.