Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën për ngecjen e bujqësisë
Maqedoni

(VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra-tjetrën për ngecjen e bujqësisë

April 18, 2026

AA

Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski e ka akuzuar pasardhësin e tij, Cvetan Tripunovski se e ka çuar bujqësinë në kolaps , për shkak të injorancës, paaftësisë, keqdashjes e kërcënimeve. “Kishte shkurtime nga të gjitha anët, nga të gjitha programet dhe nga të gjitha masat. Jo vetëm që kishte shkurtime, por masa dhe programe të tëra për fermerët janë shfuqizuar ose pezulluar”, ka deklaruar Nikollovski. Ai tha se VMRO dhe Tripunovski e kanë shndërruar Ministrinë në kompaninë e tyre private për interesa biznesi dhe partiake.

Nikollovski ka deklaruar se grupi parlamentar i LSDM-së ka nënshkruar një interpelancë për punën e ministrit Tripunovski.

LJUPÇO NIKOLLOVSKI, LSDM

“Arsyeja e parë dhe kryesore është korrupsioni dhe skandalet. Bashkëpunëtorët më të ngushtë të ministrit – drejtori i Agjencisë së Pagesave dhe drejtori i Inspektoratit të Bujqësisë – u kapën në flagrancë, me 50,000 dhe 100,000 euro ryshfet.

Është Inspektorati, i cili, me propozim të kësaj Qeverie, u vu drejtpërdrejt nën varësinë e Ministrisë në mënyrë që Ministri të kishte kontroll më të madh. Këto nuk janë raste të izoluara, por prova të qarta të një sistemi të vendosur korrupsioni. Prandaj, ky ministër duhet të mbahet përgjegjës”

Ka reaguar ministri Tripunovski, i cili thekson se Ljupço Nikolovski është politikisht inekzistent, ndërsa partiae tij është thjesht është një inventar që po zhduket ngadalë. “Vlerësimi yt po bie aq poshtë sa ke thyer çdo fund! Interpelanca që paraqite për mua është po aq e paligjshme sa je ti i paligjshëm në SDS. Interpelanca do të jetë po aq e pasuksesshme sa mandati yt si ministër i Bujqësisë dhe si oficer antikorrupsion! Aq e parëndësishme sa ishte e parëndësishme sekuestrimi yt i 30 kilogramëve gjalpë”, ka shkruar ministri. /SHENJA/

 

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i

November 12, 2026
Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat

November 12, 2026
Kosovë

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete

November 12, 2026
Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj

November 11, 2026
Kosovë

Beteja e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i

November 11, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5149
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15456
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet

Nga sot deri të shtunën, Ohri do të jetë nikoqir i Takimit të 4-t Vjetor të Forumit Ballkanik të Gjykatave

Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar një takim me përfaqësues të

Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet

Kryetari i Forumit për Ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të jetë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.