Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Saliu: Dy propozim-ligje dhe zero transparencë!
Maqedoni

Saliu: Dy propozim-ligje dhe zero transparencë!

April 21, 2026

AA

Mungesa e transparencës në hartimin e dy propozim-ligjeve kyçe – për Arsimin e Lartë dhe për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, ka nxitur reagime të forta nga komuniteti akademik.

Anëtari i Senatit dhe ish-dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Nëna Terezë”, profesor Argëtim Saliu, ka kritikuar publikisht procesin, duke e cilësuar atë si të mbyllur dhe jo në përputhje me standardet demokratike.

Në një reagim publik, Saliu thekson se në vitin 2026, një vend anëtar i NATO dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimi Evropian, nuk duhet të përballet me mungesë transparence në hartimin e ligjeve. Sipas tij, opinioni publik ende nuk ka informacion për autorët e këtyre dy nismave ligjore.

Postimi i plotë i prof.Argëtim Saliut:

Në vitin 2026, në një shtet anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ende hartohen ligje në errësirë. Për Arsimin e Lartë dhe për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat, opinioni publik nuk di as kush janë autorët!

Sipas standardeve të OKB-së, transparenca është themel i qeverisjes së mirë. Por këtu? As emra ekspertësh, as proces i hapur, as llogaridhënie.

Universitetet kryesore – UT, UNT, UEJL, deklaruan se nuk kanë pasur përfaqësues në Grupin Punues për Ligjin e Arsimit të Lartë. Debati nisi dhe mbaroi pa përgjigje nga Ministria: Kush e shkroi Ligjin?!

Ndërkohë, Ligji për Përfaqësim kalon në Qeveri pa debat publik, pa autorë të njohur dhe pa mekanizma realë zbatimi. Pas heqjes së mekanizimit të Balancuesit dhe ndalimit të deklarimit etnik, ky ligj vjen pa sanksione dhe pa detyrim, thjesht një tekst deklarativ dhe pa fuqi juridike. Pa transparencë nuk ka besim. Pa mekanizma nuk ka barazi. Pa përgjegjësi nuk ka shtet funksional.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
Maqedoni

U morën në pyetje vetëm dy nga shtatë dëshmitarët e

November 24, 2026
Maqedoni

Autostradat pa pikapagesë – do të paguhet sipas kilometrave të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5249
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15635
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti,

Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e

Studentët do të kenë një aplikacion në telefonat e tyre celularë, të cilin do ta përpunojë Qeveria, përmes të cilit

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.