Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg, por më pas u arratis, në kërkim nga viti 2017

November 24, 2026

AA

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet Petre Karamanov nga Velesi, i dënuar për vjedhjen e qebapëve. Rasti, edhe sot e kësaj dite, mbetet simbol i drejtësisë selektive, me perceptimin se ndëshkohen vetëm qytetarët e zakonshëm, por jo edhe të fuqishmit, përcjell TV21.

Megjithatë, shprehja “në burg mbeti vetëm ai me qebapët”, e cila përdoret në folklorin politik në Maqedoni, nuk pasqyron të vërtetën. Kjo për shkak se Karamanovi, në fundjavën e parë të lirë që iu lejua në vitin e largët 2017, nuk u kthye më në burg.

“Personi për të cilin po pyesni është dënuar me gjashtë vjet e 11 muaj burg, sipas nenit 237, paragrafi 1 dhe nenit 236, paragrafi 1 të Kodit Penal. Për të është shpallur fletarrest qendror dhe ndërkombëtar për shkak të arratisjes nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues, Burgu i Idrizovës”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme për “Sloboden Peçat”.

Nga burgu i Idrizovës për “Sloboden Peçat” thonë se ai ishte arratisur në vitin 2017 dhe se i kishin mbetur edhe disa vite për ta vuajtur dënimin me burg.

Historia e personit të dënuar me tre vjet burg për vjedhjen e qebapëve daton nga viti 2015, kur ai, atëherë 31-vjeçar, kishte hyrë me forcë në një restorant pranë stacionit të autobusëve në Veles dhe kishte vjedhur 150 qebapë, 20 qofte, disa litra alkool, birra dhe produkte të thata të mishit, në vlerë të përgjithshme prej rreth 6.000 denarësh. Gjykata e Velesit, në vitin 2015, i kishte shqiptuar dënim me tre vjet burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Sipas informacioneve të fundit, Karamanovi po vuante dënimin në burgun e Idrizovës për grabitje dhe vjedhje të rëndë, për të cilat ishte dënuar me gjashtë vjet e një muaj burg. Kjo do të thotë se Karamanovi ishte dënuar edhe për vjedhje dhe grabitje të tjera, e jo vetëm për rastin e qebapëve.

Herën e fundit ai ishte futur në burg më 2 dhjetor 2014, ndërsa më 4 prill 2017 ishte liruar për të qëndruar në shtëpi dhe nuk ishte kthyer më. Sipas informacioneve nga burgu i Shutkës, Karamanovi kishte qenë në paraburgim për grabitje në vitet 2002 dhe 2014, ndërsa në vitin 2010 kishte qëndruar pesë muaj në burg për vjedhjen e një automjeti.

Edhe kur kishte grabitur restorantin pranë stacionit të autobusëve në Veles, prej nga kishte vjedhur qebapët, ai ndodhej duke vuajtur dënimin me burg për një vepër tjetër penale.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Gjykata e Velesit, ndaj tij ishin shqiptuar masa edhe kur ishte i mitur.

Edhe pse ky rast në opinion u paraqit si padrejtësi ndaj një qytetari, megjithatë vendimi gjyqësor nuk kishte të bënte vetëm me 150 qebapët./TV21

Previous post
Të fundit
Maqedoni

Rasti i “vjedhjes së 150 qebapave”, u dënua me burg,

November 24, 2026
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk janë pronë

November 24, 2026
Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të

November 24, 2026
Maqedoni

U morën në pyetje vetëm dy nga shtatë dëshmitarët e

November 24, 2026
Maqedoni

Autostradat pa pikapagesë – do të paguhet sipas kilometrave të

November 24, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5249
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15635
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Të drejtat gjuhësore nuk

I nderuar z. Ali Ahmeti, Çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është tepër e rëndësishme për

Maqedoni

Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e

Studentët do të kenë një aplikacion në telefonat e tyre celularë, të cilin do ta përpunojë Qeveria, përmes të cilit

Maqedoni

U morën në pyetje vetëm dy nga shtatë

Prindërit e fëmijëve që humbën jetën në zjarrin në diskoteken “Puls” në Koçan shprehën revoltën e tyre për dinamikën e

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.