(VIDEO) Korridori 8, sfidë mbetet përcaktimi i trasesë
Lidhja me Shqipërinë në asnjë moment nuk vihet në pikpyetje dhe Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë-Thanë, siguron ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
Duke folur për problematikat e projektimit dhe kalimin e të njëjtit mbi zonë të mbrojtur nga UNESCO, Nikollovski tha se delegacioni i UNESCO-s në Shkup pritet të vijë në fund të majit ose në mes të qershorit për të vëzhguar nga afër çështjen e ndërtimit të korridorit.
ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI – MINISTËR I TRANSPORTIT
E dini edhe sfidën të cilën e kemi me UNESCO-n, dua t’ ju njoftoj dhe të jem i qartë, aspak nuk është vënë në pikpyetje nëse nga Struga deri në pikën kufitare Qafë Thanë do të kemi autostradë, pyetje është vetëm se në cilën trase do të lëvizim, dhe kjo është një çështje të cilën do ta diskutojmë edhe sot me përfaqësues të BE-së, por edhe me përfaqësues të UNESCO-s të cilët do të vijnë në Shkup.
Ndërkaq, zv. Ambasadori i BE-së, Ben Nupnay kërkoi nga shtetet që janë pjesë e këtij projekti të respektojnë marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë në shkurt të këtij viti. Zv. Ambasadori i BE-së disa herë përsëriti se, ndërtimi i këtij korridori do të sjellë siguri më të madhe për rajonin po edhe shumë benefite për qytetarët dhe për bizneset.
BEN NUPNAY – ZV. AMBASADOR I BE-së
Dua ta kujtoj deklaratën e nënshkruar këtë vit në Tiranë, në të cilën, shtetet që janë pjesë e këtij Korridori e ripërsëritën gatishmërinë e tyre për implementimin e këtij projekti. Përveç aspketit të sigurisë, ky korridor do të mundësojë lëvizje më të madhe të qytetarëve do ta lehtësojë tregtinë dhe do të krijojë mundësi të reja për bizneset.
Në konferencë u fol edhe për ndërtimin e hekurudhave përgjat korridorit 8, me këtë rast, ministri Nikollovski kërkoi që Shqipëria të angazhohet në ndërtimin e së njëjtës sepse sado që Shkupi punon në këtë pjesë, pa lidhje me Tiranën dhe Durrësin, ky projekt nuk do të ishte i plotë dhe mjetet do të harxhoheshin kot. Njoftoi se pjesa e hekurudhës nga Kërçova deri në Qafë Thanë kap shifrën e 2 miliard eurove.
Mevludin Imeri /SHENJA/