Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 BDI: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
Maqedoni

BDI: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet

April 24, 2026

AA

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përshëndetur zhvillimet e fundit lidhur me projektin e Korridorit 8, duke vlerësuar se ato konfirmojnë vazhdimësinë e një projekti strategjik që, sipas partisë, nuk mund të ndalet pavarësisht përpjekjeve politike për ta zvarritur apo ridimensionuar. Në një reagim publik, BDI thekson se zhvillimet e fundit tregojnë se projekti vazhdon të ecë sipas konceptit të projektuar në periudhën kur kjo parti ishte pjesë e Qeverisë, duke hedhur poshtë, siç thuhet, përpjekjet për të dobësuar lidhjen e korridorit me Shqipërinë.

Nga BDI vlerësojnë se shtyrja e vizitës së delegacionit të UNESCO nuk e vë në dyshim realizimin e projektit, por përkundrazi dëshmon seriozitetin me të cilin po trajtohet ai. Sipas partisë, kjo konfirmon nevojën që realizimi të bëhet mbi bazën e projektimit fillestar dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në reagim përmendet edhe ndryshimi i toneve nga ana e institucioneve qeveritare, duke theksuar se vetë ministri i Transportit tashmë nuk e vë më në diskutim ndërtimin e korridorit, por vetëm përzgjedhjen e trasesë më të përshtatshme. Sipas BDI-së, kjo paraqet tërheqje nga qëndrimet e mëhershme dhe pranim se projekti është i pashmangshëm.

BDI rikujton se Korridori 8 ka rëndësi strategjike për vendin dhe rajonin, duke lidhur lindjen me perëndimin, duke forcuar integrimin ekonomik dhe duke rritur lëvizjen e lirë të qytetarëve. Në reagim përmendet edhe mbështetja e Bashkimit Evropian dhe angazhimet nga Deklarata e Tiranës si dëshmi se ky projekt mbetet prioritet rajonal dhe evropian. Sipas partisë, korridori nuk ka vetëm dimension ekonomik, por edhe rëndësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, si dhe për zhvillimin afatgjatë të qëndrueshëm. BDI shpreh përkushtimin që projekti të realizohet i plotë dhe në funksion të interesit publik, duke theksuar se çdo përpjekje për ta penguar apo vonuar është e kotë, pasi, sipas tyre, Korridori 8 tashmë është “një realitet në ndërtim dhe një domosdoshmëri për të ardhmen evropiane të vendit”.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.