Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Jelena Gjukanoviq raportonte çdo lëvizje të shefit te OSBE-së Jeff Bieley te inteligjenca serbe
Kosovë

Jelena Gjukanoviq raportonte çdo lëvizje të shefit te OSBE-së Jeff Bieley te inteligjenca serbe

April 24, 2026

AA

Dëshmitë e reja të siguruara nga dosja e spiunazhit tregojnë se Jelena Gjukanoviq ka raportuar te agjenti i BIA-s, Aleksandar Vllajiq, edhe për eprorin e saj të drejtpërdrejtë, amerikanin Jeff Bieley, duke e etiketuar atë me gjuhë fyese dhe duke tentuar ta lidhë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në komunikimet e saj, Gjukanoviq shpreh një urrejtje të hapur për Jeff Bieley, i cili mbante pozicionin e Drejtorit të Çështjeve Politike në Misionin e OSBE-së.  Ajo e përshkruan atë si “idiot” dhe u tregon agjentëve serbë një detaj që ajo e konsideronte “inkriminues” për sytë e Beogradit – mbajtjen e një fotografie me uniformë të UÇK-së, raporton RTV Dukagjini.

“Fatkeqësisht për ne në zyrë, shefi i misionit… është Jeff Bieley, një idiot që punonte për ICO-në dhe që mbante një fotografi të tij me uniformë të UÇK-së në tavolinën e zyrës,” raporton Gjukanoviq, duke tentuar të ndërtojë profilin e një zyrtari ndërkombëtar që është tërësisht në anën e shqiptarëve.

hënjestrimi i lidhjeve me Drenicën

Gjukanoviq raporton te BIA se Bieley mban kontakte të rregullta me njerëz nga Skënderaji dhe Drenasi, duke sugjeruar se ai gëzon respekt të madh në ato zona. Për shërbimin sekret serb, ky informacion shërbente për të ndërtuar narrativën se OSBE-ja udhëhiqet nga njerëz “antiserbë” dhe të lidhur me luftën. Ky rast konsiderohet si shkelje e rëndë e sigurisë, pasi Gjukanoviq përdorte besimin e zyrës dhe afërsinë me eprorët për t’i “shitur” ata te një shërbim i huaj inteligjence.

Denigrimi i figurës së Bieleyt tregon se ajo ishte e instruktuar të gjente çdo pikë të dobët të diplomatëve perëndimorë për t’i diskredituar ata.

Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Botë Maqedoni

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti

Ajo që nisi si një incident në tribunat e stadiumit në Batumi të Gjeorgjisë, tashmë është shndërruar në një çështje

Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke lënë në fuqi dënimin me 30 vjet burgim

Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të

Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në lokale

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.