Mickoski pret uljen e çmimit të dizelit
Nga konferenca për media kryeministri Hristijan Mickoski, paralajmëroi se çmimi i dizelit pritet të ulet për 2.5 denarë, ndërsa benzinat do të shtrenjtohen.
“Sipas kalkulimeve tona, unë pres që sot sërish dizeli do të ulet, përafërsisht për 2 ose 2,5 denarë. Sepse javën e kaluar mesatarja ishte ashtu në Platts, FOB Itali, që për ne është berzë. Pres pak rritje të benzinave, por TVSH-në këtu e kemi 10%, edhe këtë javë mbetet 10%”, tha Hristijan Mickoski.
Mickoski tha se janë duke e ndjekur me vëmendje situtën dhe se do të veprojnë në bazë të zhvillimeve gjeopoltitike.