(VIDEO) Gjeorgjievski: Vendkalimi ilegal në Bit Pazar do të mbyllet
Kalimit ilegal në Bit Pazar si duket po i vje fundi. Kreu i qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski duke ju përgjigjur gazetarëve tha se bashkëpunimi ndër-institucional me komunën e Çairit ka përfunduar dhe se brenda pak ditësh do të fillojë heqja e objekteve ilegale pas çka do të pasojë edhe mbyllja e kalimit ilegal.
Gjeorgjievski u shpreh kategorik dhe tha se ai vendkalim do të mbyllet edhe pse një grup qytetarësh kanë kërkuar legalizimin e tij.
ORCE GJEORGJIEVSKI – KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT
Para një jave përfunduam bashkëpunimin ndër-institucional me Komunën e Çairit dhe ditëve në vijim do të fillojmë me heqjen objekteve ilegale në atë lokacion. E kam thënë se është proces që do të vijojë në mëyrë paralele, do të hiqen të gjithë objektet ilegale që ndodhen aty dhe më pastaj do të mbyllet edhe kalimi ilegal. Kishte kërkesë nga një grup qytetarësh që kalimin ta legalizojmë por jemi kategorik në atë se i njëjti duhet të mbyllet, edhe për siguri të kalimtarëve po edhe për siguri të shoferëve.
Tentimet për mbylljen e kalimit ilegal në Bit Pazar kanë filluar nga koha kur në krye të qytetit ishte Petre Shilegov. Kërkesat e qytetarëve për mbyllje janë si rezultat i numrit të madhë të viktimave nga aksidentet në këtë pikë, për shkak të mungesës së sinjalizimit të nevojshëm.
Mevludin Imeri /SHENJA/