Tomë Gashi: Qasja jo se është i ‘Albinit’ ndikoi në moszgjedhjen e presidentit
Sipas tij, një nga arsyet kryesore të moszgjedhjes së presidentit lidhet me faktin se kandidati është parë si propozim i kryeministrit Albin Kurti, e jo si figurë përfaqësuese e gjithë qytetarëve.
“Nuk zgjidhet presidenti vetëm nga dikush. Nuk e zgjedhim një president apo s’e zgjedhim pse është i Albinit. Jo, ai është i të gjithë qytetarëve”, u shpreh Gashi.
Ai theksoi se një qasje e tillë është e gabuar dhe dëmton funksionimin institucional, pasi presidenti nuk i përket asnjë partie apo lideri politik.
“Presidenti nuk zgjidhet për një parti apo për një lider. Nuk është president i Albin Kurtit, as i partive politike. Presidenti është i gjithë qytetarëve të Kosovo”, tha ai.
Gashi kritikoi qasjen e opozitës, duke lënë të kuptohet se refuzimi i kandidatit ka ardhur më shumë për shkak të emrit të propozuesit sesa për vetë kandidatin dhe se kjo do ndihmoj Vv-në të rritet mbi 51% në zgjedhjet e ardhshme.