Begaj e priti shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së RMV-së, Lafçinski
Bajram Begaj priti sot në takim shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ndërmjet dy vendeve aleate në NATO.
Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave aktuale të sigurisë dhe për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes Shqipwrisw dhe Maqedonisw sw Veriut. Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet dhe operacionet e NATO-s, duke theksuar rolin e saj në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
Në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike, kreu i shtetit nënvizoi nevojën për rritjen e investimeve në mbrojtje dhe siguri, si dhe rëndësinë strategjike të Koridorit 8 për rajonin dhe Aleancën. Ai theksoi se forcimi i infrastrukturës dhe shtimi i kontributeve në mbrojtjen kolektive mbeten prioritete kyçe për vendet anëtare të NATO-s.