Rriten çmimet e derivateve në Kosovë – Ja sa ka shkuar sot dizeli për litër
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet e reja maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat kanë hyrë në fuqi më 15 maj 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i dizelit është rritur për 1 cent krahasuar me ditën e mëparshme dhe tashmë arrin në 1.60 euro për litër.
Ndërkohë, benzina është caktuar me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi do të tregtohet me 0.76 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00, ndërsa qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre në emailin zyrtar konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.
