Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
Maqedoni

VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë

May 19, 2026

AA

Nga VLEN thonë se ata politikën e kuptojnë vetëm si përgjegjësi për të sjellë zgjidhje, jo si hapësirë për fjalë boshe dhe premtime pa fund.

“VLEN po dëshmon me vepra se politikën e kupton vetëm si përgjegjësi për të sjellë zgjidhje, jo si hapësirë për fjalë boshe dhe premtime pa fund. Misioni ynë është i qartë. T’i korrigjojmë në mënyrë institucionale padrejtësitë që për dekada janë grumbulluar si pasojë e zgjidhjeve gjysmake dhe pazareve politike të së kaluarës.
Studentët dhe gjeneratat e reja janë pasuria jonë më e madhe. Detyra e tyre është të mësojnë, të përparojnë dhe ta ngrenë lirshëm zërin për të drejtat e tyre. Prandaj dërgojmë një porosi të qartë dhe të fuqishme për opinionin. Nuk guxojmë dhe nuk do të lejojmë që pas iniciativave të sinqerta studentore të fshihen politikanë të komprometuar dhe struktura të sëmura për pushtet, të cilët brenda natës u bënë “të shqetësuar” për të drejtat që vetë i shkelën dhe i injoruan për më shumë se dy dekada.

VLEN gjen zgjidhje për të gjitha problemet e pazgjidhura dhe të trashëguara. Këtë e kemi dëshmuar me vepra.Studentët protestuan kundër padrejtësive që burojnë pikërisht nga koha e BDI-së, kohë kur pesë ministra shqiptarë të Drejtësisë nuk lëvizën as gishtin për ta zgjidhur çështjen e gjuhës amtare. Ata që me vite ia ngushtuan frymën rinisë, sot nuk mund ta instrumentalizojnë të ardhmen e saj për ta shpëtuar kapitalin e tyre politik.
Ne nuk fshihemi nga problemet. Ne përballemi me to.Kërkesa e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën amtare po zgjidhet në rrugë institucionale. Në takimin e punës me kryeministrin është arritur marrëveshje konkrete që institucionet të gjejnë zgjidhje dhe tashmë po punohet në mënyrë aktive në këtë drejtim, në interes të qytetarëve.

Studentët kërkuan zgjidhje për provimin e jurisprudencës, por VLEN shkoi një hap më tej. Ne e pamë problemin në tërësi dhe tashmë po punojmë për zgjidhje ligjore që të gjitha provimet profesionale dhe licencat pasuniversitare për punë të jenë të qasshme për të rinjtë në gjuhën e tyre amtare. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem të drejtë dhe logjik. Ai që ka studiuar në shqip, të ketë të drejtë edhe licencën për punë ta marrë në shqip”, thonë nga VLEN.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
Kosovë

Policia godet grupin e dyshuar për vjedhje të rënda, pesë

November 26, 2026
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5262
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.