FSK drejt Gazës, Jashari dhe gjenerali amerikan diskutojnë dislokimin e kontingjentit
Komandanti i Forca e Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Zëvendës Shefin e J5/8 të Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Brigade Chris A. McKinney.
Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes FSK-së dhe USEUCOM-it, si dhe angazhimi i FSK-së në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën (ISF), ku së shpejti pritet të dislokohet kontingjenti i parë i ushtarëve nga Kosova.
Gjithashtu, u diskutua edhe për zhvillimet dhe të arriturat e FSK-së, planet për të ardhmen dhe aspiratat për anëtarësim në NATO. Në fund, gjenerali McKinney shprehu mbështetjen e vazhdueshme të USEUCOM-it për