Mickoski: Do të zgjidhet kërkesa për provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe
AA
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se qeveria do të punojë për një zgjidhje të qëndrueshme lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
Duke komentuar protestën e 18 majit në Shkup, Mickoski tha se mbështet të drejtën për protesta, por kritikoi disa nga pjesëmarrësit, duke thënë se “juristë që luftojnë për drejtësi e shkelën ligjin”, duke iu referuar pretendimeve për shkelje të rregullave gjatë protestës.
Ai shtoi se qeveria po punon për zgjidhjen e çështjes dhe problemeve të tjera të trashëguara, të cilat sipas tij do të adresohen në mënyrë institucionale.
Mickoski gjithashtu kritikoi Bashkimi Demokratik për Integrim, duke thënë se gjatë periudhës së saj në pushtet nuk janë zgjidhur këto çështje, por janë krijuar probleme të reja.
Në fund, ai theksoi se zgjidhja e mundshme ligjore për këtë çështje pritet të dërgohet për vlerësim në Komisioni i Venecias.
Komisioni Evropian ka miratuar një transh të ri prej 65,7 milionë euro për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër
Kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, i shoqëruar nga kryeminstri, Hristijan Mickoski, sot në Shkollën Fillore “Joakim Kërçovski”
Gjysmë milioni euro mjete të gatshme janë konfiskuar nga ana e Sektorit për Kontroll dhe Hetime përmes Departamentit për Punë