Kryeparlamentari Gashi në Vatikan takoi Papa Leonin XIV: Dialogu dhe bashkëpunimi, urë mes popujve
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës zyrtare në Vatikan, ka zhvilluar takim, Papa Leoni XIV.
Ai njoftoi se gjatë takimit i ka përcjellë urimet Papës me rastin e përvjetorit të zgjedhjes së tij, ndërsa në fokus të bisedës kanë qenë dialogu, mirëkuptimi dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes popujve dhe kulturave.
“Riafirmuam marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Selisë së Shenjtë, ndërsa theksova përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj bashkëjetesës ndëretnike, multikulturore dhe ndërfetare, si një model që forcon stabilitetin dhe solidaritetin në rajonin tonë.