“Një nga protestuesit ka vdekur para 10 minutash”/ Ministria e Shëndetësisë reagon pas lajmeve të shpërndara
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur në strukturat spitalore pas protestës.
Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.