LDK publikon orarin e tubimeve zgjedhore: Ejani të takohemi, të bashkohemi dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen që e meritojmë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar orarin e tubimeve zgjedhore për zgjedhjet e 7 Qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas njoftimit nga 28 maji dhe deri me 4 qershorit, LDK do të jetë në cdo komunë pranë qytetarëve për të ndarë vizionin.
Postimi i plotë:
Po fillon rrugëtimi ynë i madh me qytetarët anembanë Kosovës!
Nga 28 maji deri më 4 qershor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në çdo komunë e pranë çdo qytetari, për të ndarë vizionin rreth ndryshimit që i duhet vendit.
Këto nuk janë vetëm tubime zgjedhore. Janë takime të shpresës, bashkimit dhe besimit se Kosova mundet më shumë. Bashkë me qytetarët, do ta rikthejmë zhvillimin, shpresën dhe dinjitetin në qeverisje.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi. Ejani të takohemi, të bashkohemi dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen që e meritojmë.
Më poshtë gjeni orarin zgjedhor të tubimeve
BASHKOHU!
LDK 113