Mickoski e uron Bajramin e Kurbanit: Të vazhdojmë bashkërisht të ndërtojmë shoqëri të mirëkuptimit, unitetit dhe respektit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar qytetarët e besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazh paqeje, mirëqenieje dhe bashkimi.
Në urimin e tij, Mickoski u shpreh se kjo festë e madhe kujton vlerat e solidaritetit, humanitetit, respektit të ndërsjellë dhe kujdesit për të afërmit. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shoqërie të bazuar në mirëkuptim, unitet dhe respekt, ku dallimet mes njerëzve shihen si forcë dhe bashkimi si e ardhmja e përbashkët.
Kryeministri uroi që ditët e festës të sjellin gëzim, ngrohtësi dhe shpresë në çdo familje, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe begati për të gjithë qytetarët që festojnë Kurban Bajramin.
