Shasivari i përgjigjet Arbër Ademit, i cili ligjin për përfaqësim të drejtë e quajti ligj të Karakamishevës
Lidhur me akuzat e Arbër Ademit se Ligji për përfaqësim të drejtë, është ligj i Tanja Karakamishevës, profesori universitar Jeton Shasivari në Debat në Shenja tha se Ligji i përfaqësimit adekuat dhe drejtë merr dispozitën e ligjit përdorimit të gjuhëve, lifdhur me dokumentet personale, si kriter objektiv për të parandaluar abuzimin nga deklarimi arbitrar i përkatësisë
“Nëse kolegu Ademi i kujtohet, unë kam qenë i vetmi profesor universitar i drejtës kushtetuese që jam përgjigjur ftesës së Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2021, në seancë përgatitore. I vetmi kam qenë që jam përgjigjur ka qenë të thirrur 5 profesorë. Të drejtës kushtetuese të Maqedonisë. Unë kam qenë i vetmi që jam përgjigjur ftesës edhe kam marrë pjesë në seancë përgatitore në Gjykatë Kushtetuese. Ku janë debatuar aspektet formale të ligjit përdorimit të gjuhëve. Dhe kam dhënë argumentimin tim profesional, kushtetues, se përse ai ligj është miratuar edhe ka hyrë në fuqi, i dini. I keni parasysh, nuk është i nënshkruar dekreti për shpalljen e ligjit”, tha Shasivari.
