Shasivari dhe Maksuti me argumente pro-kundër se pse ligji për përfaqësim (nuk) është adekuat
Profesorët universitar Mersim Maksuti dhe Jeton Shasivari në “Debat në Shenja” paraqitën argumentet pro dhe kundër rreth asaj se sa adekuat është ligji për përfaqësim të drejtë. Maksuti tha se aty nuk ka pas profesionalizëm dhe nuk ka pasur masa ndëshkuese. Ligji nuk ka elemente të ligjit. Nga ana tjetër, Shasivari vlerësoi se ka ligje që nuk funksionojnë me gjoba, pasi ato nuk janë garancë se do të zbatohen.
“Ky ligj rregullon një materie administrative dhe materie të punës. Ka ligje që funksionojnë pa gjoba.Pikërisht këto ligje. Gjoba nuk është garancë se ligji do të zbatohet”, tha Shasivari.
Nga ana tjetër, Maksuti nënvizoi se ligji nuk ka mekanizma shtrëngues, si një ndër arsyet se përse ai u largua nga grupi.
“ky trup koordinus nuk ka mekanizmin shtrëngimi, nuk ka mekanizmin detyrimi. Vetëm ky ka kompetencat të analizojë, të ndjeki, të monitorojë, dhe asgjë përtej kësaj. Dhe të kërkojë informacione prej institucioneve sa kanë zbatuar atë përfaqësimin adekuat. Çfarë ka kompetencë ky trup koordinus? Profileton vetëm të përgatisi raport dhe të paraqesi para qeverisë, asgjë më tepër”, tha Maksuti.
