Takimi i radhës i Komisionit Historik Maqedoni e Veriut–Bullgari përfundon pa përparim
AA
akimi i radhës i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i mbajtur në Shkup, ka përfunduar pa rezultate konkrete, njoftuan përfaqësuesit e palës bullgare.
Sipas tyre, anëtarët e delegacionit nga Maqedonia e Veriut kanë refuzuar të miratojnë tekstin e rekomandimit për paraqitjen e Kryepeshkopatës së Ohrit në tekstet shkollore për klasën e shtatë. Pala bullgare thekson se ky tekst ishte harmonizuar në parim që në qershor të vitit 2024, por nuk arriti të marrë miratimin përfundimtar gjatë takimit të fundit.
Gjatë ditës së dytë të punimeve, përfaqësuesit bullgarë i njoftuan kolegët e tyre me pjesën e raportit më të fundit të Parlamentit Evropian që lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e komisionit. Në raportin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) theksohet nevoja që komisioni të arrijë rezultate të qarta dhe të matshme, të mbështetura në fakte historike të dokumentuara dhe burime autentike.
Takimi i ardhshëm i Komisionit Historik është planifikuar të mbahet në shtator në Sofje.
Komisioni i Përbashkët Historik u formua në bazë të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, të nënshkruar më 1 gusht 2017 ndërmjet Bullgari dhe Maqedonia e Veriut. Deri më tani, komisioni ka miratuar rekomandime për përkujtimin e përbashkët të figurave historike si Shën Kirili dhe Metodi, Shën Naumi, Shën Klementi i Ohrit dhe Mbreti Samuil, si dhe rekomandime për ndryshime në tekstet shkollore të historisë në të dy vendet.
Një 43-vjeçar nga fshati Shishovë i rajonit të Shkupit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka qëlluar me armë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e sotme ndërkombëtare ku u promovua “Nisma e Shkupit”, bëri thirrje për
Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë në të gjithë territorin e vendit kanë privuar nga liria 21 shoferë për