Maturantët sot u testuan në gjuhën amtare, Sulejmani shpjegon ndryshimet në testimin
Sot maturantët iu kanë nënshtruar provimit të dytë eksternë për lëndën e gjuhës amtare dhe letërsi. Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejamni, vizitoi shkollën e mesme e qytetit të Shkupit, “Cvetan Dimov” dhe “Zef Lush Markun”, me qëllim siç tha, ndjekjen nga afër të procesit të zhvillimit të Maturës Shtetërore. Risi në këtë vit, Sulejmani tha se në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Mesëm, për herë të parë po zbatohen tri lloje të provimeve të maturës – matura shtetërore, matura shtetërore profesionale dhe matura shtetërore artistike.
DRITON SULEJMANI, ZV/MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Me këto ndryshime kemi mundësuar disa lehtësime për nxënësit të cilët janë të profileve të ndryshme dhe do ta kenë shumë më të lehtë që ta përmballin matrialin me njohurit e tyre për shkakë të ndryshimit të cilin e kemi bërë si ministri. Për dallim nga vitet e kaluara jemi munduar që të japim një ndryshim në rritjen e masave të kontrollit, me qëllim që të kemi një pasqyrë sa më të mirë se sa nxënësit e shkollave të mesme e kanë mësuar matrialin, me të cilin janë përballur gjatë vitit shkollorë”.
Sulejmani tha masat po respektohen në të gjitha shkollat ku po mbahet provimi eksternë dhe se i gjithë procesi po shkon ashtu siç duhet.
Kujtojmë se më 6 qershor të këtij viti, 14.587 maturantë ju nënshtruan provimit shtetëror të maturës për vitin shkollor 2025/2026. Ata u testuan në provimin e parë nga dy provimet eksternë – gjuhë e huaj, matematikë ose histori, varësisht nga lloji i maturës që kanë zgjedhur.
Provimet po zhvillohen në shkollat ku janë siguruar të gjitha kushtet ligjore dhe organizative, ndërsa një pjesë e nxënësve, me kërkesë të shkollave, po i japin provimet në amfiteatrot e fakulteteve më të afërta.
Samir Mustafa /SHENJA/