Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shtatë provime të jurisprudencës do të jepen në shqip, dy mbeten praktikë në maqedonisht, tha Shabani
Maqedoni

Shtatë provime të jurisprudencës do të jepen në shqip, dy mbeten praktikë në maqedonisht, tha Shabani

June 11, 2026

AA

Çështja e provimit të jurisprudencës ishte një nga temat e diskutuara në emisionin “Debat” në TV Shenja, ku përfaqësuesi i VLEN-it, Admir Shabani, foli për zgjidhjen që po shqyrtohet nga grupi punues për mundësimin e dhënies së provimit në gjuhën shqipe.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Abedin Ismaili lidhur me takimin e grupit punues me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe deklaratën e këtij të fundit se “nuk është arritur asgjë”, Shabani tha se po punohet për gjetjen e një mekanizmi që do t’u mundësojë të diplomuarve në drejtësi t’i nënshtrohen provimit në gjuhën shqipe.

“Provimi i jurisprudencës do të jetë në shqip. Bisedohet për nëntë provime, prej të cilave shtatë janë teorike dhe dy praktike. Shtatë provimet do të jepen në gjuhën shqipe”, deklaroi Shabani.

I pyetur për kërkesën e studentëve që i gjithë provimi të zhvillohet në shqip, ai sqaroi se pengesa kryesore lidhet me pjesën praktike të provimit, e cila bazohet në lëndë reale nga gjykatat, që nuk janë në dy gjuhë.

“Merret lënda reale nga gjykatat e vendit dhe nuk ekziston lëndë në të dy gjuhët. Nuk po vulosim asgjë, thjesht po gjejmë mekanizmin që i diplomuari në juridik t’i nënshtrohet provimit në gjuhën shqipe. Shtatë provimet do të jenë në shqip, dy në maqedonisht. Arsyeja është se nuk ekziston asnjë lëndë e vetme në dy gjuhë. Që nga vitet ’90 e këndej nuk ka asnjë lëndë në shqip”, theksoi Shabani.

Sipas tij, diskutimet vazhdojnë me qëllim që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, e cila do t’u mundësojë kandidatëve shqiptarë të japin pjesën më të madhe të provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare, duke respektuar njëkohësisht procedurat dhe dokumentacionin ekzistues gjyqësor.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe

November 13, 2026
Kosovë

Ratifikohen katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë e një me

November 13, 2026
Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE

November 13, 2026
Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në

November 13, 2026
Maqedoni

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohet

November 13, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5164
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15479
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i

INA: Ministër Shasivari, debati për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe po shoqërohet me reagime politike. Cili është komenti juaj?

Maqedoni

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI

Transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje e ekspertizës publike në reformën e drejtësisë. Ministri Shasivari hap dy projektligjet më të rëndësishme penale

Maqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 41-të mes 48 ekonomive evropiane për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.